Turqia arreston 275 persona, dyshohen se kanë organizuar grushtin e shtetit

0

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e 275 personave, kryesisht personel ushtarak, për lidhje të dyshuara me organizatorët e pucit të shtetit më 2018.

Ankaraja vazhdon që të ndjekë personat që dyshohet se kanë lidhje me klerikun turk Fethullah Gulen, që dyshohet se qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit, kohë kur u vranë 250 njerëz.

Gylen vazhdon që të mohojë faktin se ka lidhje me grushtin e shtetit. Ai ka qenë një bashkëpunëtor i presidentit aktual turk Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa ka jetuar në emigrim që në vitin 1999, në SHBA.

Operacioni policor ishte koordinuar nga qyteti perëndimor i Izmirit dhe synoi arrestimin e njerëzve në 22 provinca, tha agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu. Policia ka arrestuar tashmë 145 të dyshuar, raportojnë mediat turke.

Artikulli i mëparshëmBritania regjistron 40 597 të vdekur nga koronavirusi, 287 399 të infektuar
Artikulli i radhësShqipëria rekord për rastet e reja me Covid-19/ Zëri i Amerikës: Jo e papritur