Çmimet e mallrave të importit u rritën me 0,2% në 3-mujorin e parë

0

Mallrat e importit pësuan një rritje të lehtë në tremujorin e parë të vitit të ndikuara nga shtrenjtimi i artikujve nga industria përpunuese.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i Çmimeve të importit, në tremujorin e parë të vitit 2020, u rrit me 0,2 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019. Krahasuar me tremujorin e katërt 2019 indeksi shënoi një ulje me 0,2 %.

Ndryshimi vjetor: Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e seksionit “Industria përpunuese” e cila zë peshën më të madhe me 93,9 %.

Çmimet e importit të produkteve në këtë seksion kanë shënuar rritje me 0,5 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 5,2 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t” me 2,5 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8 %.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” kanë shënuar ulje me 6,5 %, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,1 %, “Metalurgjia” me 1,0 %.

Indeksi i Çmimeve të importit në tremujorin e parë 2020 shënoi ulje me 0,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019. indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, ka shënuar ulje me 0,1 %.

Në termat e përbërësve të IÇK-së, inflacioni i importuar ka shfaqur luhatje të forta gjatë muajve të tremujorit të parë të vitit 2020. Ai ka vijuar të kontribuojë pozitivisht, por në një masë më të përmbajtur se në tremujorin paraardhës.

Rritje të konsiderueshme, ky komponent shënoi në muajin mars, duke përcjellë rritjen e çmimeve të huaja të periudhës janar-shkurt. Në terma mesatarë për tremujorin në analizë, inflacioni i importuar kontribuoi me rreth 40% në formimin e inflacionit total.

Kursi i këmbimit ka vijuar të ushtrojë presione frenuese tek inflacioni i importuar. Komponenti tjetër, inflacioni i brendshëm, kontribuoi me rreth 8 pikë përqindjeje më shumë sesa në tremujorin e kaluar, duke shfaqur qëndrueshmëri përgjatë muajve të tremujorit.

Artikulli i mëparshëmDeficiti në tregti e shërbime, Shqipëria më e prekura në Rajon nga Pandemia
Artikulli i radhësKostot e karantinës/ Prodhimi industrial gjerman pëson rënie rekord