Gënjeshtra shpërtheu! Loja me shifrat e pandemisë, lojë me jetë njerëzish!

0

Nga Sali Berisha.

Prej katër muajve, në mënyrën më kriminale, kryeepidemiologu i Surrelit mashtroi, falsifikoi, manipuloi shifrat për testimet, të infektuarit, të vdekurit nga pandemia.

Rezultati është ky:

Thanë se kulmin e arriti në fillim të prillit, por kulmi dhe i rasteve të infektuara arriti te ne sot, më datë 9 qershor! Por, askush nuk mund të thotë se ky është kulmi dhe se kur do të jetë apo kur ka qënë kulmi. Pasi çdo testim, çdo rast i infektuar apo i vdekur nga COVID-19 është kontrolluar, shpallur, fshehur direkt nga skizoidi sadist i Surrelit për të shpallur veten më të mirin.

Kështu që sot nuk shpërtheu kulmi, por shpërtheu genjeshtra, tallja dhe mashtrimi i kryeepidemiologut xhahil të Surrelit, që kërkonte poshtërsisht me çdo çmim të nxirrte fitime personale edhe me trajtimin e pandemisë në kurriz të shëndetit, jetës së njerëzve.

Para kësaj situate, duke denoncuar me forcën më të madhe, trajtimin kriminal dhe me pasoja tejet të rënda për qytetetarëtm të pandemise COVID-19 nga kryexhahili i epidemiologjisë botërore, iu bëj thirrje qytetarëve:

1- të respektojnë me rigorozitet distancimin social dhe

2- të mbajnë në çdo mjedis me të tjerë jashtë shtëpie, maskën dhe rregullat e higjienës personale!

Artikulli i mëparshëmRENEA online e PS punon në bodrumet e Pallatit të Kongreseve
Artikulli i radhësReagon Bardhi: Edhe një kryebashkiak i paligjshëm më pak