Abramoviç hap portofolin: Verner, Zijeç dhe Havertz për ta kthyer Çelsin në çatinë e botës

0
Havertz

Pas dritareve të merkatos ku nuk e kishte të lejuar të bënte merkato, Çelsi është gati të rikthehet zhurmshëm në skenë. Roman Abramoviç, rrëfen “Daily Mail”, ka “shqyer” portofolin: pas Timo Vernerit, që do të vijë nga RB Lajpcigu për 53 milionë euro, blutë janë fare pranë Hakim Zijeç të Ajaksit (40 milionë euro) dhe ka hyrë në bisedime për Kai Havertz.

Havertz është në krye të lidtës së dëshirës dhe revolucionit që e pret këtë verë ekipin londinez. 20-vjeç dhe me kontratë deri në vitin 2020, ai është emri që Frenk Lampard e do me çdo kusht. Por, për ta marrë atë, do të nevojitet një ofertë mbi 100 milionë euro për të bindur Bajer Leverkusenin, por Çelsi ka ndërmend që të rikthehet në çatinë e botës dhe për ta bërë këtë duhet të kryejë revolucionin në sulm pasi Pedro dhe Uillian pritet të largohen me parametër zero.

Artikulli i mëparshëmChampions/ Herta e Berlinit i bën nder të madh Juventusit, i merr Lionit golashënuesin e ndeshjes së parë!
Artikulli i radhësNjë 7-vjeçare gërvisht 37 makina për të vizatuar… flokë dëbore!