Dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit të lartë të gjakut – Ushqimet që ndihmojnë

    0

    Tensioni i lartë i gjakut njihet si ‘vrasësi i fshehtë. Një nga simptomat më të përhapura të tensionit të lartë të gjakut është dhimbja e kokës.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur tensioni i gjakut është shumë i lartë, truri i njeriut vuan shumë nga mungesa e gjakut.

    Një gjë e tillë manifestohet me dhimbje të forta therëse mbrapa kokës që bëhen më të këqija në mëngjes dhe pakësohen gjatë ditës.

    Dhimbjet e Kokës Si Pasojë e Tensionit Të Lartë Të Gjakut
    Kur tensioni i gjakut është i lartë, dhimbjet e kokës shoqërohen me nxehtësi të madhe që kaplojnë jo vetëm kokën por edhe në fytyrë dhe në të gjithë trupin.

    Njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje thonë se ndihen sikur koka do ju shpërthejë.

    Ata thonë se krahas dhimbjes së fortë të kokës, njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut kanë mjegullim të shikimit si pasojë e presionit të lartë që prek edhe zonën e syve.

    Enjtja e retinës mund të mjegullojë shikimin dhe ta bëjë syrin më të ndjeshëm ndaj dritës.

    Tensioni i lartë i gjakut manifestohet edhe me marramendje, mungesë orientimi dhe të përziera, që intensifikohen gjatë ndryshimit të pozicionit të trupit.

    Për pasojë, ata nuk duhet të kryejnë lëvizje të menjëhershme sepse mundësia e rrëzimit është e madhe.

    Në disa pacientë, dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit të lartë të gjakut shoqërohen edhe me simptoma si:

    gjakderdhje të hundëve,
    skuqje të lëkurës së fytyrës
    rrahje të çrregullta të zemrës
    të vjella
    vështirësi në frymëmarrje
    plogështi.
    Në disa raste më serioze, kur tensioni i gjakut është tepër i lartë mund të shkaktojë ënjtje të trurit, konvulsione, konfuzion, dhimbje më të forta të kokës por edhe ta shtyjë njeriun të bjerë në koma.

    Cilat Janë Ushqimet Që E Rrisin Tensionin e Gjakut
    Ekspertët thonë se ushqimet e përpunuara, mishi i kuq, ushqimet e skuqura, me shumë yndyrë, turshitë e gatshme, alkoli dhe pijet energjike e rrisin tensionin e lartë të gjakut.

    Hudhra Për Uljen e Tensionit Të Gjakut
    Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

    Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

    Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

    Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm./AgroWeb.org

    Artikulli i mëparshëmItalia dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen detare, përfshin zonë ekskluzive ekonomike
    Artikulli i radhësShitet në ankand një autoportret i jashtëzakonshëm i Rembrandtit