Ndryshim emri e transferim biznesi: Cristiano Ronaldo kthehet në Portugali

0

Cristiano Ronaldo kthehet… në Portugali. Kampioni i Juventus ka vendosur të transferojë selinë qendrore të Crs Holding nga Luksemburgu, që nga 2015 ishte vendi i bizneseve të tij jashtë futbollit, në Lisbonë. Lajmin e ka bërë të ditur Milano Finanza, sipas të cilëve vendimi është maturuar gjatë lockdoën e është konkretizuar me firmën e CR7, që kontrollon personalisht kapitalin financiar të kompanisë së tij, mbi dokumentet për kalimin nga Rue de Bonnevoie në Avenida Engenheiro Duarte Pacheco në qytetin luzitan.

Me ndryshimin e selisë ka ndryshuar tashmë edhe emri i holding, që tani do të quhet CR7 Lifestyle. Gjithnjë sipas asaj që sqaron ekonomikja Milano Finanza, në fund të 2019 shoqëria regjistronte një aktiv prej 15,73 milionë euro e një fitim prej 233 mijë eurosh.

Artikulli i mëparshëmVala e fundit e protestave po nxjerr në pah hipokrizinë e Amerikës
Artikulli i radhës“Dybala mund të ishte i Inter”: Marotta tregon skenarin, nëse ikën Lautaro