Të shembim statujat/ Frikë për ‘përplasje civile’ në Angli

0

Pas vdekjes së George Floyd, protestat në SHBA janë përqendruar te thirrjet për të hequr fondet nga policia.

Kurse në Angli po përjetojnë një tjetër situatë. Në vend kanë nisur të shembin statujat e personave të akuzuar për tregti skllevërish dhe abuzim me personat me ngjyrë.

Historia po merr përmasa të frikshme. Dje protestuesit dolën në rrugë duke kërkuar të hiqen të paktën 60 statuja në Londër.

Ndërkohë policia druhet se mund të ketë përplasje të dhunshme në kryeqytet. Kjo për shkak se huliganët e futbollit dhe përkrahësit e të djathtës ekstreme kanë planifikuar anti-mitingje për të mbrojtur memorialet dhe statujat.

Ata kanë akuzuar policinë se nuk po mbron këto statuja dhe kanë bërë thirrje për të dalë në tubime.

Mes statujave të përdhosura është edhe ajo e ish-kryeministrit të luftës, Winston Churchill.

Historianët kanë bërë thirrje për kujdes, pasi personat që kanë statuja në Londër, kanë investuar për të ndërtuar Britaninë moderne.

Të tjerë i shohin si imperialistë dhe kolonialistë që kanë përfituar në kurriz të personave me ngjyrë nëpër botë.

Artikulli i mëparshëmEURALIUS dhe OPDAT i heqin “vizën” Dvoranit
Artikulli i radhës‘Si sot 13 vjet më parë, Presidenti George W Bush në Shqipëri’