Tjetër viktimë nga koronavirusi/ Ministria e mohon

0

Një paciente e shtruar në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë, ndërsa ishte me COVID asimptomatike.

Por ministria e Shëndetësisë e mohon këtë fakt, duke thënë se nuk ka vdekje nga koronavirusi.

Mësohet se viktimë është një grua 81-vjeçare.

Ajo ishte nga pacientët e shtruar më parë në repartin e sëmundjeve Interne në QSUT.

Gjithashtu në spital i shtruar është edhe bashkëshorti i 81-vjeçares.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.

Artikulli i mëparshëmShpërthimi i rasteve/ Vatra të mëdha në QSUT dhe poliklinika
Artikulli i radhësSherr mes Pjerin Ndreut dhe Sandër Lleshajt: I thashë edhe Ramës…