Ardian Çapja del nga reanimacioni: Dua të shkojë në shtëpi

0

Ardian Çapja, 55 vjeç, të cilit iu bë atentat me snajper mëngjesin e të hënës pranë shtëpisë së tij në Elbasan, ka dalë sot nga reanimacioni.

Ai mori një plumb në shpatull, fare pranë zemrës, por arriti të mbijetojë. Mësohet se kërkesa e parë e Çapjes ka qenë që të mbyllet kartela e tij shëndetësore dhe të transferohet në shtëpi.

“Dua të shkoj në shtëpi dhe të ndiqem privatisht në shtëpi për gjendjen”, ka deklaruar Çapja.

Ardian Çapja ka mohuar të jetë qëlluar me armë zjarri në tentativë për ta ekzekutuar atë, duke i qëndruar versionit se është rrëzuar dhe një shufër hekuri i ka hyrë në shpatull.

Ardian Çapja u qëllua rreth orës 09:30 të mëngjesit të së hënës nga Kodra e Krastës, përballë vilës së tij, pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd. Më pas autorët dogjën makinën me targa të falsifkuara pranë lagjes Fushë Mbret, ndërsa brenda në automjet u gjet edhe arma snajper.

Tre persona besohet se kanë marrë pjesë në atentat, dy prej tyre kanë vëzhguar 55-vjeçarin dhe i treti në rolin e qitësit, i fshehur mes pyllit përballë.

Artikulli i mëparshëmTiranë: Cilët janë dy personat që iu sekuestruan 2.1 mln euro prona dhe krimet që akuzohen
Artikulli i radhësRama në delir: Ne do të jemi në qeveri deri në vitin 2029