Gjatë orëve të fundit Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka marrë fyerje dhe kërcënime me jetë në rrjetet sociale.
Në mënyrë në veçantë janë publikuar thirrje të tilla nga një llogari me emrin Carla i cili ka shpërndarë në Twitter postime si “Luigi Di Maio të duam të vdekur së bashku me të gjithë napoletanët”, “Luigi Di Maio i vdekur” etj.
Lëvijza 5 Yje ka shprehur solidaritet ndaj numrit 1 të diplomacisë italiane.
Solidaritet kanë shprehur dhe anëtarë të qeverisë Conte e parlamentarët të forcave të ndryshme politike të cilët kërkojnë që policia postale të zbardhë dhe të kapë autorët e këtyre thirrjeve urrejtjeje.
Ministrja për Administratën Publike Franceska Dadone ka kërkuar garantimin e një klime të qetë politike pasi vendi sot më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim.
Zëvendësministrja e Ekonomisë Laura Castelli ka shprehur mbështetjen e saj ndaj ministrit Di Maio dhe ka deklaruar se nuk do të ketë kërcënim që do të ndalë impenjimin e punën e kësaj qeverie.”
Zëvendës kryetarja e Dhomës së Senatit Paola Taverna me një notë publike ka shprehur se i është gjendur pranë ministrit Di Maio e të gjithë napoletanëve , që janë vënë në shenjestër të këtyre sulmeve kaq të dhunshme.
Edhe Partia Forza Italia e ish kryeministrit Silvio Berlusconi, përmes eksponentit të saj Simone Baldelli shpreh solidaritetin ndaj ministrit Di Maio e ndaj të gjithë atyre që janë kërcënuar, si dhe dënon dhunën sociale. “Ne nuk kemi paguar kurrë, urrejtës social, por është dikush që mbi këtë klimë urrejtjeje ka ndërtuar një konsensus sistematik”, tha ai.(oranews)