Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë pak çaste më parë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ka bërë të ditur se çfarë ka ndodhur me çështjen më të nxehtë të muajve të fundit, apelin e Mançester Sitit kundër dënimit shembullor të dhënë nga UEFA në muajin shkurt.
KAS raporton se dotën e sotme në orën 14:15 ka përfunduar seanca dëgjimore e nisur në datë 8 qershor dhe në panelin i arbitrazhit përbëhej nga Rui Santos (Portugali), Ulrih Has (Gjermani), dhe Andrju MekDugal (Francë).
KAS ka përcaktuar ditën e sotme periudhën se kur do të japë vendimin dhe bëhet fjalë që Siti të mësojë fatin e tij në muajin korrik, pra përpara fillimit të veprimtarive të ardhshme të Kupave të Europës. Në njoftimin e saj, Gjykata e Lozanës bën të ditur se data e saktë dhënies së verdiktit do të jepet në ditët në vijim.