Kush e ‘përdhunoi’ taksimin e ndershëm të Edi Ramës

0
Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën duke premtuar se do të dalë me një projekt të madh për një regjim të ri taksimi.

Pikërisht në kohën kur Rama po fliste në krah të dy ministrave të tij për projektin që e ka quajtur ‘Shqipëria 2030’, në media nisi të qarkullonte një dokument i FMN, publikuar nga Gazeta Si. Në dokument thuhej se sistemi tatimor i Edi Ramës jo vetëm nxit informalitetin, por edhe dëmton ekonominë.

Para dy mandatesh, kur Edi Rama ishte në opozitë, u premtoi shqiptarëve ‘tatim të ndershëm’, duke theksuar se taksa e sheshtë kishte varfëruar shqiptarët dhe kishte shkatërruar ekonominë.

Tetë vjet më pas po provohet se taksimi i tij progresiv dhe të gjitha lojërat me sistemin tatimor kanë qenë pikërisht shkatërrimi real i ekonomisë.

Vetë premtimi i Ramës për një taksim të ri provon se taksimin e ndershëm që premtoi ishte ‘përdhunim’ për shqiptarët.

Sa për informacion, pikërisht bizneset kanë vuajtur më shumë gjatë kësaj kohe. Në qeverisjen e Ramës, biznesi i vogël bëri një protestë masive unike në llojin e saj për historinë e Shqipërisë.

Sot njeriu që u premtoi shqiptarëve ulje taksash për 95 përqind të shqiptarëve, taksim të ndershëm, përkrahje të biznesit, ushqime më të lira, energji më të lirë dhe 300 mijë vende të reja pune u provua si më i paafti dhe më gënjeshtari në histori.

E vetmja gjë që ka rritur në këto vite është borxhi mbi kurrizin e shqiptarëve, që po bëhet si një mal për dekadat që do vijnë. Për ironi ai po krenohet më këtë gjë. Nuk ka faj, është i vetmi sukses.

Artikulli i mëparshëmRriten rastet me COVID-19 në Kosovë, shënohen 29 në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësMeta në ‘Mëngjesin e Lutjeve’, organizuar nga Kongresi Amerikan