Vizita e Presidentit, publikohet për herë të parë letra e Bush për Berishën

0

Kryetari i Partisë Republikane dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmi Mediu ka publikuar në 13 vjetorin e vizitës së Presidentit George W. Bush në Tiranë, letrën që ky i fundit i dërgoi kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

‘Sot 13 vjet më parë në Tiranë erdhi Presidenti Amerikan George W. Bush, I pari President Amerikan në detyrë që vizitoi Shqipërinë me kërkesë të Kryeministrit Berisha.

Pata nderin të takohem me të në Pallatin e Brigadave së bashku me Forcat e Armatosura gjithashtu dhe në takimin me Kryeministrin Berisha dhe në drekën e shtruar nga Kryeministri Berisha.

Ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetonin.

Në konferencën e shtypit me Kryeministrin Berisha, Presidenti Bush deklaroi: Shqipëria në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës. Dy arritjet më të mëdha të shqiptarëve në fillim të këtij shekulli.

Sot dëshiroj t’ju përcjell dhe dy materiale personale.

1- Letrën që Presidenti Bush i shkruajti personalisht Kryeministrit Berisha.

2- Një autograf dhe një përshëndetje ndaj djalit tim Even dhe stilolapsin e tij si dhuratë per Evën.

Mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Faleminderit Doktor Berishës që më bëri pjesë të ekipit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar i NATO-s dhe për të punuar me miq në SHBA dhe Europë që edhe sot mbeten miq të shquar te Shqipërisë.’-shkruan Mediu.

Artikulli i mëparshëmLufta ndaj racizmit ‘rrëzon’ filmin ikonë, këto foto ndezin rrjetin
Artikulli i radhësEkspertët: “Industria e naftës mund të shkojë drejt kolapsit me çmimet aktuale”. Bursa për datën 10 Qershor 2020