Zë vend në listen e repereve më të mira në trojet shqiptare.
Por, pos me rep, Tayna njihet edhe për format trupore që së fundmi i ekspozuar tejmase, shkruan Syri Kosova.
Ajo në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet e veshur me ‘bodysuit’, i cili ia theksonte linjat trupore, reperja kishte mbuluar kokën me maskë, ndërsa në dorë po mbante armë.
Imazhi i saj mori komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentonin për format trupore.
“Maska po, panik po”, ishte mbishkrimi që Tayna ia ka lënë fotos, duke e përshtatur me situatën aktuale në vend.
Kujtojmë se Tayna javë më parë udhëtoi për në Zvicër, për të realizuar xhirimet e videoklipit të ri, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.