Elon Musk dhe Tesla mund të kenë një konkurrent të ri.
Nikola, një kompani që krijon automjete që punojnë me hidrogjen dhe bateri elektrike, sapo u bë publike. Në ditët e fundit, aksionet e saj janë dyfishuar dhe drejtuesi i kompanisë vendosi të mburret për këtë në Twitter.
Kompania e ndryshoi emrin javën e kaluar, duke marrë emrin e parë të shkencëtarit Nikola Tesla, babait të elektricitetit.
Nikola tashmë ka vlerën $26 miliardë. Kjo e bën kompaninë me më shumë fitime se Ford dhe Fiat Chrysler.
Dy kompanitë e makinave elektrike duket se do të konkurrojnë në të ardhmen për më shumë se thjesht emrin e tyre.