Banorët e karantinuar të Floridas nuk kanë më pse shqetësohen për rrudhat e tyre.
Tashmë ata mund të kryejnë sërish procedurat e kirurgjisë estetike, pas një kohe ‘pushimi’ në karantinë.
Michael Salzhauer, një kirurg plastik që u bë i famshëm në një reality shoë dhe njihet si ‘Dr. Miami’, ka gjetur një zgjidhje shumë kreative.
Tashmë ai ofron ndërhyrje kirurgjikale në garazhin e tij. Klientët nuk kanë nevojë të dalin as nga makina dhe në këtë mënyrë është më e lehtë të ruhen masat e sigurisë dhe distancës sociale.
Salzhauer thotë se ideja i erdhi kur po i bëni testin e COVID-19 në makinë.
Klientët nuk kanë nevojë as të heqin maskën, pasi ajo nuk i mbulon zonat ku bëhet botoksi.