Dizejnuesi i video-lojërave dhe programuesi Tyler Glaiel ka krijuar një maskë të veçantë për tu mbrojtur nga koronavirusi.
Ai vendosi të bënte një ndryshim në to, pasi vuri re që shumë njerëz irritoheshin nga vështirësitë që e folura nën një maskë sillte.
Për ta bërë këtë proces më të natyrshëm Glaiel krijoi një maskë të bërë prej cope, e cila ka një panel dritash LED. Ato aktivizohen me anë të zërit dhe krijojnë imazhin e një goje që hapet dhe mbyllet.
Grupi i 16 dritave LED mund të përdoret edhe për të krijuar një buzëqeshje, nëse personi që e mban krijon një tingull me gjuhë.