Astronomët zbulojnë zërat misteriozë që vijnë nga hapësira

0

Një cikël prej 157 ditësh i tingujve radiofonikë, të cilët vijnë nga e njëjta vendndodhje në hapësirë, mund të ndihmojë astronomët që të kuptojnë se çfarë i shkakton sinjalet misterioze, tregon studimi.

Valët FRB janë valë radiofonike të shkurtra dhe shumë intensiv. Ato u zbuluan për herë të parë në 2007, por origjina e tyre mbetet e panjohur për shkencëtarët.

Kjo ka çuar në spekulimet se mund të jetë një qytetërim alien, i cili po përpiqet të kontaktojë Tokën.

Kërkuesit nga universiteti i Manchester kanë studiuar të dhëna afat-gjata nga teleskopi Lovell.

Ata besojnë se shpjegimi më i mundshëm është se ato vijnë nga një vrimë e zezë apo një yll i nxehtë neutron.

Artikulli i mëparshëmNdërron jetë një 59-vjeçar me COVID 19 te Infektivi, shkon në 35 numri i viktimave
Artikulli i radhësShkencëtarët i japin fund enigmës rreth imunitetit ndaj koronavirusit