Shënohet rasti i parë me COVID 19 në Gjirokastër/ 67-vjeçari u kurua në QSUT, dyshohet se u infektua aty

0
Gjirokaster 2016 2017

Shënohet rasti i parë me COVID 19 në Gjirokastër.

Rasti i parë pozitiv me këtë virus është një 67-vjecar me inicialet K.D, i cili është kuruar në Tiranë për hepatitin C, aty ku dhe dyshohet të jetë infektuar.

Sipas raportimit, 67-vjeçari është kuruar në QSUT rreth datës 20 maj, ndërsa me tu kthyer në Gjirokastër ka shfaqur shenja dhe ka kryer testin. Po ashtu tamponimit i janë nështruar edhe familjarët e tij.

Gjirokastra nuk ka pasur asnjë rast të deklaruar zyrtarisht me Covid-19 që prej shfaqjes së pacientit të parë në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmDr. Miami ofron botoks pa dalë as nga makina
Artikulli i radhësZbulimi i shkencëtarëve rrit mundësinë për jetë aliene