Në Serbi luhet futboll sikur nuk ka ndodhur asgjë. Covid-19 është problemi i fundit në derbin e Beogradit, aq më tepër kur në stadium janë të pranishëm 20 mijë tifozë. Në fillim u fol se tifozët duhet të ruanin distancimin fizik në shkallët e stadium por në një sfidë si Partizan-Crvena Zvezda ky term nuk njihet.
Tifozët jo vetëm ishin bashkë në shkallët e stadiumit por si gjithnjë nuk munguan flakadanët që sollën dhe ndërprerjen e sfidës për disa momente në minutën e 32-të. Partizani triumfoj në derbi me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Natcho, duke siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Serbisë ku do të përballet me Vojvodina.