Nafta bie me më shumë se 8% pas frikës nga vala e dytë e koronavirusit. Bursa për datën 11 Qershor 2020

0

Çmimet e naftës ranë  ditën e sotme me më shumë se 8%, pasi frika nga një valë e dytë e rasteve të koronavirusit.

Kontratat për dërgim në muajt në vijim për  West Texas Intermediate, standardi i naftës amerikane, ra 8.2%, ose 3.26 dollarë, për tu ndalur në 36,34 $ për fuçi. Më herët gjatë sesionit tregtar WTI u tregtua deri me 35.41 dollarë. Standardi ndërkombëtar i papërpunuar Brent rrëshqiti me 7.7%, ose 3.22 dollarë, për të ndalur në 38.51 dollarë për fuçi.

Lexo edhe: Ekspertët: “Industria e naftës mund të shkojë drejt kolapsit me çmimet aktuale”. Bursa për datën 10 Qershor 2020

Nafta ka qenë në rritje gjatë javëve të fundit për shkak të kombinimit të uljes masive të prodhimit si pasojë e marrëveshjes OPEC + por edhe me rritjen e kërkeses për shkak të zbutjes së masave kunë masave kundër koronavirusit, por të dhënat e të Mërkurës nga Administrata e Informacionit të Energjisë së Sh.B.A-së treguan një befasi në inventar, duke sugjeruar që rikuperimi i kërkesës mund të jetë duke ngecur.

Për javën që përfundoi më 5 qershor, inventari u rrit me 5.7 milion fuçi në një rekord prej 538.1 milion fuçi.

Gjatë fundjavës, OPEC dhe aleatët e saj prodhues të naftës ranë dakord të zgjasin uljen e prodhimit rekord – ekuivalent me rreth 10% të kërkesës globale para koronavirusit – deri në fund të korrikut.

Tregu ishte më i ulët të enjten, me Mesataren Industriale Dow Jones që ra me më shumë se 800 pikë dhe S&P 500 ra me 2.5%. Aksionet më të ndjeshme ndaj rihapjes së tregjeve paten një ulje tëmenjëershme pasi rastet e Covid-19 në Sh.B.A tejkaluan dy milion. Shtrimet në spitale u rritën në një nivel rekord për të tretën ditë në Teksas, një nga shtetet në planin e rihapjes së fazës një, duke shkaktuar frikën se mund të vinte një valë e dytë e COVID-19.

“Ekonomia globale është ende në një pozitë të pasigurt,” vuri në dukje Cailin Birch, analiste në Njësinë e Inteligjencës së The Economist. “Çmimet e naftës ditët e fundit ka shumë të ngjarë të reflektojë fundin e rritjes së çmimit që erdhi nga rihapja fillestare ekonomike. Ekonomia globale tani duhet të përgatitet për një proces të gjatë, të ngadaltë të rimëkëmbjes, efektet e të cilit pritet ti ndjejmë në fund të vitit 2021, duke supozuar se një vaksinë antiCovid-19 bëhet e disponueshme deri atëherë, “shtoi ajo.

Bursa për datën 10 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA343.75– 22.25
DIESEL317.50– 19.50
BRENT39.40– 0.68

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmU shkarkua nga Gjykata e Lartë, reagon Ardian Dvorani: Gafë e paimagjinueshme, do shohim ç’do katranosin me arsyetimin
Artikulli i radhësZbardhet dinamika e vrasjes te Komuna e Parisit/ Autorët e ndoqën dhe e qëlluan me 11 plumba, shmangën kamerat e sigurisë