Aksioni i IKMT, Salianji: Rama rrëmbeu tokën në Velipojë për t’ua dhënë oligarkëve dhe bandave kriminale

0
Salianji

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, akuzon kryeministrin Edi Rama se po dhunon dhe kërcënon çdo ditë shqiptarët, teksa reagon për aksionin e IKMT në zonën bregdetare të Velipojës.

Sipas ish-deputetit, Rama ua rrëmbeu tokën në Velipojë qytetarëve për t’ua dhënë oligarkëve dhe bandës kriminale që e mban atë në pushtet.

“Pasi i mbylli në karantinë dhe i la pa ndihmë, pasi i varfëroi dhe rriti papunësinë, sot Ramavirusi nuk kurseu as dhunën dhe gazin lotsjelles për qytetarët që mbronin pronën e tyre”, thekson ish-deputeti.

Mesazhi i Salianjit:

Edi Rama dhunon dhe kërcënon shqiptarët çdo ditë. Në kohën që i paralajmëronte për një karantinë të re, policia dhunonte në mënyrë makabre qytetarët që mbronin ndertesat e tyre në Velipojë. Në kundërshtim të plotë me ligjin, Edi Rama ua rrëmbeu sot token në Velipojë për t’ia dhënë oligarkëve dhe bandës kriminale që e mban atë në pushtet.

Pasi i mbylli në karantinë dhe i la pa ndihmë, pasi i varfëroi dhe rriti papunësinë, sot Ramavirusi nuk kurseu as dhunën dhe gazin lotsjelles për qytetarët që mbronin pronën e tyre.

Kur i duhet të grabisë tokat në bregdet dhe të rraheë qytetarët, rregullat anticovid nuk kanë rëndësi!

I veshur me pushtetin e krimit dhe të oligarkëve, Edi Rama është shndërruar në figurën më të urryer për shqiptarët.

Largimi i tij një orë e më parë eshte zgjidhja e vetme per interesin e cdo qytetari!

Artikulli i mëparshëmBasha takon fermerët e Beratit: Karantina iu ka shkaktuar një dëm të madh, ne kemi plan të detajuar për t’i nxjerrë nga kriza
Artikulli i radhësÇlirimi i Kosovës, Meta publikon pamjet e rralla të NATO-s: Dhjetëra mijëra heronj dhanë jetën për paqe e liri