Pandemia globale e duhanpirjes do të vrasë 7 milionë më shumë duhanpirës në vitin 2020: Zgjidhjet e përshtatshme bllokohen nga paniku moral dhe Filantropia

0
Gfn2

Këtë vit, Forumi i shtatë vjetor Global mbi Nikotinë (GFN), e vetmja konferencë ndërkombëtare e përqendruar në rolin e produkteve më të sigurta të nikotinës në zvogëlimin e dëmeve të lidhura me duhanpirjen, zhvillohet online (e enjte 11 / e premte 12 qershor) për shkak të COVID-19.

Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik dhe kontrollit të duhanit po theksojnë nevojën që 1.1 miliardë duhanpirës dhe miliona të rritur që janë larguar nga konsumi i cigareve, të kalojnë në produkte të kontrolluara të nikotinës si vape (cigare elektronike), leukoplast me nikotinë dhe produktet e duhanit me ngrohje, të njohura si duhan me risk të reduktuar.

Tridhjetë ekspertë flasin mbi tema të larmishme që lidhen me nikotinën, përfshirë provat e fundit mbi ndërveprimin midis nikotinës, duhanpirjes dhe COVID-19; ndikimi i keq përcaktimit të qëllimshëm të së ashtuquajturës ‘EVALI’ sëmundja e mushkërive nga përdorimi i kapsulave me THC në vend të nikotinës; paniku moral mbi nivelin e duhanpirjes tek të rinjtë duke marrë përparësi mbi shëndetin e miliona duhanpirësve të rritur dhe efekti i Filantropisë në shëndetin publik global.

Duhanpirja është shkaku i vetëm më i madh i sëmundjes jo të transmetueshme (NCD). Vret gjysmën e atyre që konsumojnë cigare. Studimi Problemi Global i Sëmundjes vlerëson se pirja e drejtpërdrejtë e duhanit është përgjegjëse për 7.1 milion vdekje të parakohshme në 2017, duke shtuar 1.2 milion vdekje që i atribuohen tymit të dorës së dytë.

Për dekada të tëra është e njohur se është djegia e duhanit, çlirimi dhe thithja e tymit të tij që shkakton sëmundjen. Nikotina në vetvete nuk është kancerogjene. Kolegji Mjekësor Mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar pranoi në një raport të vitit 2016 se “çdo rrezik afatgjatë i nikotinës ka të ngjarë të jetë me pasoja minimale krahasuar me ato që lidhen me përdorimin e vazhdueshëm të duhanit”.

Ndonëse përpjekjet për kontrollin e duhanit të udhëhequra nga agjensi ndërkombëtare si OBSH kanë ulur normat globale të duhanpirjes, por mbetet ende shumë për të bërë. 80% e duhanpirësve në botë jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që janë më pak të gatshëm për të zbatuar masat e kontrollit të duhanit dhe me sisteme të kujdesit shëndetësor jo shumë të afta për të përballuar sëmundjen e duhanpirjes.

Shumë duhanpirës mund t’ia dalin të lënë cigaren vetëm ose me ndihmën e terapisë zëvendësuese të nikotinës (NRT). Shumë nuk ja dalin dot, ose as nuk munden të përballojnë terapinë NRT. Kur janë të disponueshme dhe të përballueshme, produktet e sigurta të nikotinës si ‘vape’ dhe ‘snus’ u japin duhanpirësve më shumë mundësi për të hequr dorë nga duhani me djegie.

Kontrolli ndërkombëtar i duhanit operon përgjatë linjave ndaluese, pavarësisht se qasjet e reduktimit të dëmit integrohen me sukses si përgjigje ndaj shumë çështjeve të tjera të shëndetit publik që nga vitet ’80.

Drejtuesi i konferencës GFN, Profesor Gerry Stimson, profesor në Imperial College London dhe ish-profesor nderi në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha:

“Reduktimi i dëmit të duhanit është shëndet i mirë publik. Fillon me njerëzit që kanë rëndësi, njerëzit që pinë duhan dhe njerëzit që kanë kaluar në një alternative të zgjedhur, kjo nxit dhe inkurajon ndryshimin. Ulja e dëmit të duhanit nuk kundërshton kontrollin e tij; por duhet të jetë pjesë e saj.”
“Aktualisht, pengesat për miratimin e gjerë të duhanit me risk të reduktuar përfshijnë Fondacionet e mëdha filantropike në SH.B.A. me shikim miopik të kontrollit të duhanit, krijimi i kategorive që nuk duhet të ekzistojnë, dhe organizatat ndërkombëtare që përkushtohen në një pamje të ngushtë të asaj që përcakton suksesin. Komuniteti global i shëndetit publik duhet të jetë më ambicioz për atë që mund të bëhet – si dhe të ketë një dozë të shëndetshme dhembshurie për individët që jetojnë me pasojat e mosveprimit, nga të cilët rreth shtatë milion do të vdesin këtë vit.”

Profesori David Sweanor, nga Qendra për Ligjin Shëndetësor, Politikën dhe Etikën në Universitetin e Ottawa, ishte folës në GFN. Si avokat, ai ishte aktiv në rregullimin e produkteve të duhanit dhe në paditë kundër kompanive të këtë industri. Ai tha:

“Konsumatorët në shumë vende përfshirë Suedinë, Norvegjinë, Islandën dhe tani Japonia kanë treguar se kur u jepet mundësia, kalojnë në alternativat e duhanit. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse njerëzit kanë akses në një gamë të gjerë të alternativave të duhanit me risk të reduktuar, nëse ata marrin informacion mbi rrezikun e mundshëm, dhe nëse shtyhen drejt këtyre opsioneve përmes një rregullimi inteligjent, proporcional me rrezikun? Mundësia që kemi është të ndryshojmë rrënjësisht rrjedhën e historisë së shëndetit publik, duke i lënë cigaret pas në histori.”

Kryesisht, Global Forum on Nicotine financohet vetëm përmes tarifave të regjistrimit. Këtë vit, ai ofrohet falas dhe kosto e tij po mbulohet nga organizatorët. Ky event zhvillohet me dyer të hapura. Konsumatorët, vendimmarrësit, akademikët, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik marrin pjesë së bashku me përfaqësues nga prodhues dhe shpërndarës të produkteve të nikotinës së sigurt. Organizatorët e eventit besojnë se dialogu dhe angazhimi strategjik i të gjithë palëve të interesuara të përfshira në përdorimin e duhanit dhe nikotinës, kontrollin dhe prodhimin është mënyra e vetme për të realizuar ndryshimin e vërtetë, të qëndrueshëm – si për praktikat e industrisë ashtu edhe për rezultatet e shëndetit publik që lidhen me pirjen e duhanit.

Artikulli i mëparshëmManastirliu publikon foton: Trinjakë në ‘’Koço Gliozheni’’, familja e re nga Tirana përfiton bonusin e bebes 3.6 milionë lekë
Artikulli i radhësSi të ulni sheqerin pa ilaçe: Pesë receta nga mjekësia popullore!