VIDEO e rrallë: Gjuha që kuptojnë trupat e Milosheviç-it, si u zbythën serbët përballë gjeneralit gjerman

0
Nato

Nga Halil Matoshi

1.

Gjenerali Helmut Harff, komandant i forcave gjermane hyn nga Morina në prapavijën e serbëve.

Koloneli Delić i forcave serbe ishte aty me dy oficerë të tjerë, masi shtrënguen duert, Harff pyeti se çka po bânin aty?

-“Refugjatët kosovarë janë duke u përpjekur të hyjnë dhe ne dojmë me kriju ni barrierë rrugore,” – tha koloneli Feher Jozef i ushtrisë Jugosllave.

-“Ky âsht ni vend i lirë. Nuk ka asni kufi,” – u përgjigj me guxim Gjenerali Harff.

-“Nëse refugjatët dëshirojnë të hyjnë, ata nuk do të ndalen nga ushtarët gjermanë.”

-“Por jo tani”, u përgjigj koloneli i ushtrisë serbe Jozef.

Gjenerali Harff nuk ngurroi.

-“Kjo nuk âsht ni forcë policie kufitare. Ju jeni VJ (ushtria jugosllave) dhe duhet me u largue menihere! Asni diskutim.

Sa minuta u duhen me u largue?”

Koloneli Delić që u përgjigj:

-“Gjashtë orë”.

-“Kjo nuk âsht e mundun. Ju keni 30 minuta,” – tha gjenerali gjerman.

-“Ne kemi nevojë për një dëftesë për municionin që po e lâmë mas”- tha Koloneli Jozef.

“Dokumentet do t’bâhen në Prizren. Ky âsht ni urdhën”,- tha gjenerali Harff.

-“Koha po mbaron. Ju kanë mbetë 28 minuta.”

2.

Dhe serbët agresivë u zbythën.

Liria erdhi…

Artikulli i mëparshëmLajm i mirë nga Infektivi, shërohen 33 pacientë me koronavirus, ulet numri i të shtruarve në spital, ja gjendja e tyre
Artikulli i radhësPD letër KQZ-së dhe ambasadorëve Kim e Soreca: T’i hiqet mandati kryebashkiakut Agron Malaj, ka qenë i dënuar