Sekretari i thesarit: SHBA nuk mund ta mbyllë ekonominë, edhe nëse ka rritje të madhe të rasteve me koronavirus

0
Sekretari i thesarit

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin deklaron se SHBA nuk duhet të mbyllë ekonominë përsëri, edhe nëse ka një rritje të madhe të rasteve me koronavirus.

“Ne kemi mësuar se nëse mbyllni ekonominë, do të krijoni më shumë dëme”, citohet të ketë thënë Mnuchin të enjten në CNBC. “Ne nuk mund ta mbyllim ekonominë përsëri”.

Sipas Bloomberg, Mnuchin shtoi se ai beson se presidenti Donald Trump mori vendimin e duhur për të nxitur shtetet të lehtësojnë rregullat e distancimit shoqëror që kanë dëmtuar ekonominë e SHBA-së.

SHBA vazhdon të ketë rreth 20,000 raste të reja dhe 1.000 vdekje në ditë nga virusi.

Mbyllja ekonomike ka lënë më shumë se 40 milionë njerëz pa punë.

Ndërsa disa prej atyre vendeve të punës kanë filluar të kthehen më shpejt sesa pritej, shkalla e papunësisë muajin e kaluar ishte 13.3%.

Mnuchin ia krediton rikthimin e ekonomisë një përpjekjeje dypartiake për të injektuar rreth 6 trilionë dollarë në ekonomi përmes stimulit fiskal dhe monetar për fillimet e një rimëkëmbjeje ekonomike. Por ai thotë se do të duhen më shumë shpenzime.

Artikulli i mëparshëmI kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni pasta “të vërteta”
Artikulli i radhësCOVID-19 “pushton” Suedinë, regjistrohet rekordi më i lartë ditor i rasteve