Lajm i mirë nga Infektivi, shërohen 33 pacientë me koronavirus, ulet numri i të shtruarve në spital, ja gjendja e tyre

0
20200330 150850 300320024 4 Wa52x1p 540x400

Pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve me koronavirus, një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me virusin e rëndë 33 qytetarë. Aktualisht në spital ndodhen të shtruar 48 pacientë, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

“Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare”, thekson MSH.

Artikulli i mëparshëmSërish shifra të larta, konfirmohen 31 raste pozitive me COVID-19, zgjerohet harta e përhapjes së virusit
Artikulli i radhësVIDEO e rrallë: Gjuha që kuptojnë trupat e Milosheviç-it, si u zbythën serbët përballë gjeneralit gjerman