Maturantët e gjimnazeve të Tiranës kanë organizuar një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë një ditë pas provimit të Letërsisë.
Sipas tyre teza ishte me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera.
Një maturante thotë se testi i maturës ishte shumë i vështirë dhe tashmë ajo ndihet jo e sigurt për provimin e radhës.
“Të kërkohet e drejta jonë se provimi ishte shumë i vështirë dhe nuk i ishte përmbajtur modeli të viteve më parë.
Teksti ishin brenda për brenda tekstit. Ishte një pyetje abstrakte më shumë te gjuha se sa tek letërsia. Pyetja e Turit me varkën dhe shokët. Edhe një foto se në çfarë sfide ishte vajza në shkëmbë. Kishte disa paragrafë. Turi mund të bënte të katër veprimet.”- tha ajo.
Një tjetër maturante kërkon që mos penalizohet nga provimi i Letërsisë pasi pyetjet logjike nuk kishin lidhje me modelet e mëparshme si dhe kishte pyetje që nuk kishin të bënin me Letërsinë. Ajo thotë se ky brez maturantësh është më i traumatizuari.
”Brezi më i traumatizuar i maturës. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit na erdhi si papritur, nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë mos penalizohemi pasi na ul mesataren dhe nuk kapim dot shkollat. Shumë maturantë nuk ndihen konfidentë për provimin tjetër.”– tha maturantja.
Po ashtu një maturant kërkon rivlerësim për provimin pasi ishte një eksperiment dhe nuk ishte aspak i lehtë siç u premtua.
”Ishte eksperiment. Na u tha që do ishte më i lehtë. Konstatojnë, se në provimet e viteve të tjera ka pasur një tekst dhe një poezi, kurse këtë vit kishte 6 tekste dhe Iliadën e kishin trajtuar si poezi. Të rivlerësohemi dhe të dimë si është formuluar teza.”- kërkoi maturani.