19 vite pas/ Publikohet fotoja e vjetër e spektaklit “Portokalli”, i njihni dot personazhet?

0
Portokalli

Aktori Julian Deda ka publikuar në Instagram një foto të vjetër të vitit 2001. Në foton që aktori ka zgjedhur të hedhë në profilin e tij dhe ta ndajë me ndjekësit janë shumë personazhe të njohur, duke filluar nga aktorë, regjisorë dhe figura të njohura të televizionit.

Konkretisht, personat që shikoni në këtë foto, që daton para 19 vitesh janë punonjës e ish-punonjës të televizionit kombëtar Top-Channel.

Më konkretisht, personat në këtë foto janë; Julian Deda, Ledio Lako, Albana Perhati, Gjergj Prevazi, Medi Gurra, Manjola Merlika, Ledio Topalli, Miola Sitaj, Andrea Leka, Erion Beci, Lorenc Kaja, Flor Kokona, Alket Ymeri. Ata që me siguri arrini të identifikoni lehtësisht janë pikërisht dy aktorët, Julian Deda dhe Ledio Lako, ndërsa të tjerët do t’ju lodhin pakëz…

A arritët t’i njihnit?

Artikulli i mëparshëmIKMT nis shembjen e godinave në Unazën lindore të Tiranës
Artikulli i radhësTransporti nuk rinis më 15 qershor/ Shoqata: S’kemi mundësi financiare