Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur 28-vjeçari Franci Alimi i maskuar, ka vendosur tritolin në ambientet e një lokali në Tiranë, në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Siç shihet edhe nga pamjet 28-vjeçari pasi është siguruar që lënda plasëse do të shpërthente, Alimi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Lexo edhe: Publikohet video e momentit kur u vra Hekuran Billa (VIDEO)
Ndërkohë janë sekuestruar rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020.
I arrestuari, rezulton të jetë person me precedentë të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.