Pesë ditë më parë, Rusia pësoi derdhjen e saj më të madhr të naftës në historinë moderne, pasi një rezervuar i depozitimit të karburantit në pronësi të ndërmarrjes minerare ruse të nikelit dhe palladiumit, Nornickel, pësoi kolaps dhe derdhi 21,000 ton (rreth 158,000 fuçi) naftë në lumin e afërt Ambarnaya jashtë qytetit Siberian të Norilskit. Aksidenti – i cili ka është krahasuar me aksidentin Exxon Valdez në Alaska në 1989 – po vlerësohet si më i keqi në llojin e tij në rajonin e Arktikut. Një burim ka raportuar se rreth ujrat dhe toka në zonë janë kontaminuar masivisht.
Presidenti Vladimir Putin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme federale në rajonin e Krasnoyarsk ndërsa Nornickel u përpoq të mbajë nën kontroll derdhjen dhe ndotjen e zonës së Arktikut. Por përpjekjet e tyre më të kanë dështuar, dhe tani ka raporte që nafta ka rrjedhur 12 milje në veri dhe është derdhur në një Liqen Arktik aty pranë, ku mund të shkaktojë dëme të pa-rikuperueshme në ekosistemet detare.
Lexo edhe: Momenti kur i riu i vendos tritolin lokalit te Petro Nini (VIDEO)
Putin raportohet se është i zemëruar që incidenti u raportua vetëm tek autoritetet dy ditë pasi fotografitë e lumit u shfaqën në internet, dhe i ka kërkuar oligarkut miliarder të Nornickel, Vladimir Potanin, që të mbulonte të gjitha shpenzimet e pastrimit të situatës.
Bursa për datën 12 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 343.50 | – 0.25 |
DIESEL | 320.50 | + 3.00 |
BRENT | 38.65 | – 0.75 |
©aktualitet.al