Juventusi pret biletën për në finale të Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë nuk morën më shumë se një barazim pa gola dhe u kualifikuan falë golit në fushë kundërshtare në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në “San Siro”.
Rastin më të mirë të ndeshjes e kishte Cristiano Ronaldo i cili në minutën e 16’ gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Juventusi këtë penallti e fitoi me VAR në minutën e 15′ të ndeshes, ndërsa Ante Rebic u ndëshkua me kartonin e kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.
Kujtojmë që Juventusi në finale do të përballet me fituesin e çiftit: Napol – Inter.