Rreth 100 pasagjerë janë bllokuar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.
Ata nuk janë lejuar të nisen me tragetin e linjës Durrës-Bari.
Shtetasit në fjalë janë me dokumente italiane.
Shkak për për bllokimin e tyre mësohet të jetë bërë fakti që jo të gjithë kanë qenë në listën e ambasadës italiane në Tiranë dhe konsullatës në Kosovë për të udhëtuar.
Nga rreth 250 pasagjerë që kanë prerë biletën e tragetit, rreth 100 prej tyre nuk figuronin në listë.
Për këtë arsye në port kanë mbërritur dhe policë italianë të cilët nuk lejojnë që asnjë person të niset drejt vendit të tyre pa pasur fillimisht leje udhëtimi.
Burime mediatike pranë portit të Durrësit bëjnë me dije se problematika duket se është shkaktuar prej mosmarrëveshjeve mes palës shqiptare dhe asaj italiane.
Dy vendet ende nuk i kanë hapur kufijtë njëri me tjetrin, ndërkohë që gjatë muajit të fundit kanë vijuar riatdhesimet përmes udhëtimeve me avion dhe traget.
Ndërkohë që nuk ka një datë konkrete se kur do të mund të nisin udhëtimet rregullisht mes Shqipërisë dhe Italisë.