Në rrjetet sociale nuk kanë munguar videot e ndryshme nga stafi i ‘Klanifornia’, të cilët janë përpjekur ta trembin disa herë moderatoren e njohur, Marina Vjollca gjatë momenteve të xhirimeve.
I fundit që ka ndarë një moment të tillë ka qenë aktori Visjan Ukcenaj.
“Kur të shihni videon do kuptoni pse Marina po qesh nga halli”, ka shkruar Visjani krah videos ku duket se moderatores i ka rënë telefoni nga duart pasi është trembur dhe ka bërtitur.
Ky moment ka shkaktuar mjaft të qeshura edhe tek ndjekësit të cilët kanë lënë menjëherë komente nga më të ndryshmet.