N’Golo Kante mund të largohet nga Çelsi për arsye financiare dhe Real Madridi është gati ta presë me krahëhapur. Mesfushori punëtor i përfaqësueses së Francës do të shkonte me dëshirë në kryeqëndrën spanjolle për shkak se atje do të gjente tranjerin Zinedin Zidan.
Sipas lajmit që publikon “AS”, “Los Blancos” janë të gatshëm të vënë në tavolinë 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit dhe për ta sjellë atë në Spanjë. Londinezët e patën blerë Kanten nga skuadra e Lestërit katër sezone më parë për rreth 40 milionë euro.