Me dhjetëra banorë të fshatit Labinot Fushë në Elbasan kanë organizuar një protestë mëngjesin e së shtunës, pasi pretendojnë se po u merret toka nga biznesmeni Gjergj Luca.
Sipas banorëve, Luca, pronar i një biznesi të prodhimit dhe përpunimit të peshkut, po u merr tokat. Po ashtu, banorët shprehen se mbetjet e peshku hidhen në lumin Shkumbin.
Me pankarta në duar, “Na lini të qetë në tokat tona”, banorët kanë protestuar pranë biznesit të Lucës, ndësa më pas janë përplasur edhe me forcat e policisë.