Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani, përmes një postimi në Facebook, flet për një plan të mundshëm të qeverisë për të shitur ishullin e Sazanit.
Sipas Bogdanit, bëhet fjalë për pjesën Veri-Lindore të ishullit, përballë qytetit të Vlorës.
“Këto dite po e pastrojnë nga ferrat, sepse flitet që do vijnë ‘investitorët’ nga Afrika e Veriut për ta inspektuar! (Bëhet fjalë për pjesën Veri-Lindore të ishullit, përballë Vlorës)
Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di), nëse është e vërtetë është turp historik dhe babëzi unike!
Nese është e vërtetë (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a është shfrytëzuar gjendja e pandemisë dhe Covidit për t’u bërë me tender sekret dhe kush ka qenë ai i marrë që ka marrë guximin ta firmosi një procedurë të tillë”, shkruan ish-deputeti Gerti Bogdani.