Shpejtësi sketerrë, policia u heq patentën 9 shoferëve (VIDEO)

0

Kanë qene duke lëvizur më shpjtesi të lartë më mjetet e tyre por kanë rënë në rrjeten e policisë. Vetëm mbrëmjen e djeshme policia iu ka hequr lejet e drejtimit 9 shoferëve.

Policia ka qenë e fokusuar në zonën pranë Tegut, ku janë evidentuar 9 drejtues që me mjetet e tyre po ecnin në tejkalim të normave të shpejtësi, në dyfishin e lejuar, me nga 139 km/h deri në 166 km/h.

Policia ka edhe një apel për drejtuesit e makinave. “Mos nxitoni për të arritur fundin,  vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Njoftimi i plotë i policisë rrugore: Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar , nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh

Mos nxitoni për të arritur fundin, apo, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. # PerdoruesRrugeVleresoniJetenRespektoniRregullat

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Tjetër rekord në vendin tonë, infektohen 57 persona gjatë 24 orëve të fundit. Kruja me numrin më të lartë
Artikulli i radhës‘Shpëto të ardhmen’, tjetër protestë nga nxënësit sot