Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë.
Kjo është shprehja popullore që mund ti shkojë më shumë për shtat Plarent Ndrecës, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili edhe pse duhet të jetë shembull në zbatimin e ligjit, publikon foto teksa ka dalë për gjueti.
Sipas asaj që shkruan ai, gjuetia është bërë në zonën e Mullit në Mirditë.
“1,400 metra në Mulli, Ndrëshen Mirditë”, shkruan Ndreca.
Edhe pse moratorium vazhdon të jetë në fuqi, kjo nuk e ndalon Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme që të rrëmbejë armën dhe të shkelë ligjin, për të cilin dënohet me gjobë nga 80,000 deri në 100,000 lekë./syri.net