Rasti i ri ‘Floyd’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një 27 vjeçar, Rayshard Brooks është qëlluar për vdekje nga policia e Atlantës.
Agjentët ndërhynë pasi morën një telefonatë nga një restorant që raportonte praninë e një burri teksa flinte në një parking.
I gjendur në gjendje të dehur policia u përpoq ta prangosë kur Brooks u rebelua.
Por teksa përpiqej të largohej ai u qëllua në shpinë nga agjentët.
Megjithëse u transportua menjëherë në spital ,27 vjeçari nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Pas videos së publikuar në internet dhjetra njerëz u mblodhën në vendin e aksidentit për të kërkuar drejtësi.
‘Ai po flinte në makinë në vend që ta ndihmonin ata e vranë’, ‘Drejtësi për Rayshard’ kishin të shkruar në pankarta protestuesit.
Dy policët e përfshirë në ngjarje u pezulluan në pritje të rezultateve të hetimit por ai që qëlloi Brooks është pushuar nga puna gjithashtu shefi i policisë së Atlantës ka dhënë dorëheqjen.