Partizani luajti me Luftëtari në “Selman Stërmasi” ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës.
Të kuqtë fituan me rezultatin e thellë 8-1, ndaj një kundërshtari që tashmë është i dorëzuar dhe sezonin tjetër do të luajë në Kategorinë e Parë.
Nga 8 golat e realizuar nga “demat”, gjysmat e tyre i realizoi Eraldo Çinari.
Sulmuesi shkodran hapi serinë e golave në minutën e 9-të, ndërsa dyfishoi në të 16’.
Miqtë realizuan të vetmin gol me anë të Lik?s, i cili ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi.
Por vetëm kaq, pasi gjithçka më pas flet për Partizanin, i cili gjen edhe 6 herë të tjera rrugën e rrjetës, ku përveç dy golave të tjetër të Çinarit shënuan edhe Broja, Brawn, Cara dhe autogol Dragoshi.
Me këtë fitore kampionët në fuqi ngjiten në vend të pestë me 41 pikë.