Ish-drejtori sportiv i Luftëtarit, Gentian Nora, nuk e ka pritur aspak mirë disfatën e rëndë të gjirokastritëve në sfidën e sotme ndaj Partizanit, me rezultatin 8-1.
Ai ka publikuar 2 statuse ironizues për kampionët në fuqi të Superiores, ku nuk është kursyer aspak. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Nora është kthyer pas në kohë, teksa kujton triumfin 5-0 që Luftëtari arriti para 2 sezonesh ndaj të kuqve.
STATUSI 1:
Paraaa Partizaaaan (kur ishim 5 me 0 me Partizanin filluam qarkullimin e topit që këta të fundit të mos pësonin akoma më shumë dhe sepse shumë tifozë gjirokastritë e kërkuan këtë nga tribuna. Sot partizanët qenkan hedhur në sulm)
STATUSI 2:
Këta tek Luftetari i sotëm nuk e dinë sekretin sesi fitonim ne. Ja ky ka qenë ilaçi numër një kundër morrave që në kohën e Enverit!!!
P.s këtu përfshi vetëm skuadrën dhe klubin, me tifozët skam ç’them janë nga më të respektuarit dhe më vjen keq që skuadra e tyre diskutonte mbijetesën sot.