Situatë shumë ë vështirë te Roma, teksa së fundmi ka pasur një përplasje mes drejtorit sportiv, Xhiuanluka Petraki dhe presidentit Xhejms Palota.
Sipas “Tuttomercatoweb”, mbrëmjen e djeshme ka pasur një konflikt mes Petrakit dhe Palotës, diçka që mund të sjellë edhe largimin e drejtorit sportiv.
Grindja ka nisur për shkak të një deklarate të presidentit verdhekuqve, kur ai kishte falënderuar dhe përgëzuar të gjithë te Roma, përveç Petrakit.
Mediat italiane shtojnë se grindja ka qenë aq e keqe, sa shumë shpejt mund të vijë edhe largimi i drejtorit sportiv. Një situatë shumë e vështirë e krijuar në klubin verdhekuq, vetëm pak ditë para rinisjes së kampionatit.