Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në një lokal në lagjen Zeytinburnu të Stambollit.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi totalisht zonën, ndërsa kamerat e sigurisë kapën një qytetar, i cili ishte përfshirë nga flakët.
Policia dhe zjarrëfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Dyshimet e para flasin për një bombul gazi, por ende asgjë nuk është e konfirmuar.