Çfarë ndodhi në Maliq? 9-vjeçari plagoset rëndë duke luajtur në banesë

0

Dëmtohet një 9-vjeçar në Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shpërthim bombule gazi, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

9-vjeçari ka qenë duke luajtur në banesën e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Fëmija është dërguar me urgjencë në spital ku raportohet se ka dëmtime të shumta në trup.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi,  për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmMakina përplaset me mjetin bujqësor, aksidentohen 3 persona
Artikulli i radhësLajmi fundit/ Aksident i rëndë në kryeqytet. Të aksidentuarit ende të bllokuar në mjet (VIDEO)