‘Maddie McCann ka vdekur’: Policia gjermane i shkruan prindërve të vogëlushes së zhdukur

0

Prokuri gjerman Hans Christian Wolters iu ka shkruar ditën e djeshme një letër prindërve të vogëlushes Madeleine McCann se vajza e tyre ka vdekur.

”Ne kemi prova konkrete se i dyshuari i ynë e ka vrarë Madeleine’ shkroi prokuri duke i’u referuar 43 vjeçarit Christian Brueckner i dënuar për pedofili dhe i arrestuar në Milano në 2018. “Ne jemi afër jush’ shkruan më tej prokurori duke u bashkuar me dhimbjen e prindërve të vogëlushes.

Kjo letër është zbuluar nga ‘Dailymail’ dhe është hera e parë që prindërit e Maddie, Gerry dhe Kate Mccann kanë marrë një komunikim nga autoritet zyrtare mbi vdekjen e vogëlushes së tyre që ndërroi jetë në moshën 3 vjeçare më 3 maj 2007 në Praia Da Luz në Algarve, Portugali ku jetonte dhe i dyshuari Brueckner.

Deri më tani, Madeleine McCann ishte konsideruar “e zhdukur’ nga autoritet britanike dhe portugeze si dhe nga prindërit e saj.

Artikulli i mëparshëmIsh-ministri: Lideri i Surrelit del me mjekër të kuruar, por fajin e ka populli
Artikulli i radhësGjermania shënon rritje të rasteve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19