Ish-ministri: Lideri i Surrelit del me mjekër të kuruar, por fajin e ka populli

0

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama1”, Ylli Manjani, nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj qasjes që po bën qeveria dhe kryeministri në lidhje me shpërthimin e virusit COVID-19.

Sipas tij sundimtarët si ky i yni i Surrelit dhe ai i Iranit, dalin në media të larë e të lyer, të veshur e të tonifikuar dhe fajësojnë popujt e tyre, se përse infektohen kaq shumë prej koronavirusit. Kjo sipas Manjanit ndodh në të gjitha regjimet, ku fajin e ka gjithmonë populli.

“A thua se njerëzit në këto hapësira duan të infektohen vetë me dëshirë. U kërkojnë njerëzve distancë sociale, pasi i kanë detyruar të jetojnë në hapësirë urbane kaotike e të mbipopulluar. Hapësirat e banimit por edhe të pazareve nuk të lejojnë në asnjë rrethanë të mbash distancë sociale. Njerëzit që jetojnë në hapësira të ngushta e në kushte mbijetese, fajësohen e madje edhe rrihen nga policitë e rregjimeve.

Rregjimet dështojnë t’u japin shërbim shëndetësor njerëzve, por fajin e kanë ata vetë. Sundimtarët dalin në media të larë e të lyer, të veshur e krehur, të ushqyer e të tonifikuar, të gjithë emetojnë luks e relaks dhe fajsojnë popujt e tyre pse infektohen. Madje si për koincidencë, ata sundimtarë në këto hapësira që mbajnë mjekra e kanë të kuruar të gjithë njësoj. (Lideri i Iranit dhe i Surrelit psh..)

Në të gjitha këto regjime fajin e ka populli. Populli është fajtori.

Shihni BBC dhe do ta kuptoni se si ndahet bota: në regjime që fajësojnë popullin pse sëmurët dhe në qeverisje që marrin përgjegjësi e japin llogari para popujve të tyre. Shqipëria sot e gjithë ditën futet në hartën e regjimeve, jo të qeverisjeve. Shihni me çfarë mllefi trajtohen njerëzit, të cilët çdo ditë shpallen fajtorë pse infektohen…

P.s. Po kur thonë se janë hapur negociatat?! Po kur krahasohen me Italinë e Gjermaninë?!”, shkruan ai në faqen e tij në Fb.

Artikulli i mëparshëmSupë krem brokoli me djathë – Për një darkë të lehtë e të shëndetshme
Artikulli i radhës‘Maddie McCann ka vdekur’: Policia gjermane i shkruan prindërve të vogëlushes së zhdukur