Lewandowski paralajmëron: Ende nuk kam arritur kulmin tim, Topi i Artë…

0
Lewandowski paralajmëron: Ende nuk kam arritur kulmin tim, Topi i Artë...

Robert Lewandowski thotë se Topi i Artë nuk është fokusi i tij por “gjithçka është e mundur” kur bëhet fjalë për fitimin e çmimit, ndërsa insiston se vitet e tij më të mira janë në të ardhmen.

Sulmuesi i Bayern Munich nuk ka qenë asnjëherë në tre të parët për çmimin më prestigjioz në rangun individual, rekordi i tij më i mirë që vjen kur përfundoi i katërti në renditje në vitin 2015.

 “Unë isha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhjetorin e kaluar”, tha Leëandoëski për France Football.

“Ne do ta shohim. Ajo që përpiqem të bëj është të tregoj gjithmonë më të mirën nga vetja, të fitosh trofe dhe të shënosh më shumë gola. Por kjo është diçka që vjen me trofe kolektive. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Unë as nuk mendoj për Topin e Artë, edhe nëse, në jetën time, besoj se çdo gjë është e mundur. Tashmë kam përpara vitet më të mira të karrierës”, shtoi polaku.

Artikulli i mëparshëmKriza 2: Bizneseve të Tiranës u vihen taksa më të larta prej inceneratorit
Artikulli i radhësTë falsifikuara/ Sekuestrohen veshje mjekësore të nisura nga Shqipëria drejt Veronës