Të falsifikuara/ Sekuestrohen veshje mjekësore të nisura nga Shqipëria drejt Veronës

0

Shqipëria ka hyrë në listën e atyre vendeve që në në emergjencën e pandemisë e shtimit të kërkesës për produkte sanitare për mbrojtje profesionale e personale, falsifikojnë markën e garancisë CE (Komuniteti Europian) për qëllime përfitimi.

Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar në portin e Ankonës materiale sanitare të prodhuara në Shqipëri me markë të falsifikuar CE (Comunitetit Europian).

Materialet sanitare monouso (njëpërdorimëshe) po transportoehshin me një automjet tip TIR i nisur nga Durrësi me destinacion një sipërmarrës blerës në territorin e provincës së Veronës.

Janë sekuestruar gjithsej 12 300 produkte sanitare me markën e falsifikuar CE që është garanci e repsektimit të normativave europiane në cilësi e në sigurinë e produktit. Janë sekuestruar 23000 këmisha mjekësore e 10 000 kapele sanitare.

Autoritetet doganore kanë verifikuar se si produktet ashtu dhe dokumentacioni bashakngjitës kanë falsifikuar markën për produktet industriale e janë vënë nën sekuestro./Alba Kepi, ORA/

Artikulli i mëparshëmLewandowski paralajmëron: Ende nuk kam arritur kulmin tim, Topi i Artë…
Artikulli i radhësNdërron jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, kreu i bandës famëkeqe të ’97-ës