Edhe Nehat Kulla ishte me Covid-19, refuzoi të shtrohej…

0

Nehat Kulla ishte i infektuar me koronavirus. Burimet thonë se Kulla, i njohur me nofkën ‘Gjenerali’, u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje.

Atij iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale.

Kulla u kthye në banesën e tij, ku ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit.

67-vjeçari kishte humbur edhe vëllanë nga sëmundja e koronavirusit të ri.

Ramazan Kulla ndërroi jetë më 28 prill. Drejtoria e Doganave, ku ai punonte, bëri një dedikim për 60-vjeçarin, pasi ai vdiq nga sëmundja.

Ndërkohë Nehat Kulla ishte liruar nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore. Ai nuk para dilte nga banesa për shkak të këtyre problemeve.

Artikulli i mëparshëmGreqia shtyn hapjen e pikave kufitare me Shqipërinë dhe fqinjët, pas shpërthimit të koronavirusit
Artikulli i radhësPërse Koreja e Veriut hodhi në erë zyrën ndërlidhëse me Korenë e Jugut?