Hovi që ka marrë infeksioni i Covid-19 në disa vende fqinje, ka detyruar qeverinë greke ta shikojë edhe njeherë planin e saj për të rihapur kufijtë e saj veriorë për turistët nga Ballkani, duke lejuar që vetëm bullgarët të hyjnë në vend.
Nga katërmbëdhjetë vendkalimet kufitare që shtrihen nga Epiri në perëndim – deri në Evros në lindje, vetëm ato me Bullgarinë u hapën për makinat të hënën.
Në të njëjtën ditë, Maqedonia e Veriut njoftoi 103 raste të reja të konfirmuara, Shqipëria 69, Serbia 57 dhe Turqia raportuan 30 infeksione të reja.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, qeveria greke vendosi të shtyjë hapjen e vendkalimeve kufitare deri më 30 qershor, kur autoritetet shëndetësore do të rivlerësojnë zhvillimet.
Greqia është e prirur të rihapë autostradat fitimprurëse, të cilat sjellin mijëra turistë ballkanikë kryesisht në pjesët veriore të vendit.
Greqia rihapi aeroportet kryesore të tij për më shumë fluturime ndërkombëtare të hënën, me shpresën për të filluar sektorin e saj fitimprurës të turizmit pas tre muajsh në mbyllje.